Kreu i ‘Tokyo 2020’ jep dorëheqjen pas kritikave që mori për gjuhën seksiste

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, Yoshiro Moro dha dorëheqjen nga posti i tij pasi kritikave për gjuhën e papërshtatshme që ka përdorur në lidhje me gratë.

83-vjeçari Yoshiro Mori, u shpreh se gratë flasin shumë dhe se takimet me drejtoreshat e bordeve femra do “të merrnin shumë kohë”.

Komentet shkaktuan shumë reagime dhe asokohe Mori kërkoi falje, por tha se nuk do të jepte dorëheqjen.

Sidoqoftë, presioni mbi ish-kryeministrin japonez u rrit ndjeshëm dhe nxiti atë të jepte dorëheqjen nga posti i tij. 

Sponsorë të mëdhenj kanë kritikuar komentet, përfshirë Toyotan, një nga mbështetësit më të mëdhenj financiarë të Olimpiadës.

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER