Juventus zhgënjen ndaj Portos, bardhezinjtë bien në Portugali, Dortmundi ”fluturon” me Haaland

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Festojnë Porto dhe Dortmund në Champions League.

Ekipi portugez mori një fitore të madhe në shtëpi përballë Juventusit, duke rritur shanset për një kualifikim në çerekfinale. “Dragonjtë e Portos” triumfuan 2-1 ndaj kampionëve të Italisë dhe në sfidën e kthimit do të luajnë për dy rezultate.

Vetëm 60 sekonda iu deshën vendasve për të shënuar golin e parë me anë të iranianit, Mehdi Taremi pas gafës së Bentancur. Ekipi vendas e nisi vrullshëm edhe pjesën e dytë. Pak sekonda kaluan dhe Moussa Marega mposhti polakun Szczesny. Ekipi i Andrea Pirlos arriti të shkurtonte rezultatin me anë të Federico Chiesës.

Një gol i rëndësishëm për bardhezinjtë, të cilët shpresojnë të përmbysin gjithçka në sfidën e kthimit në Torino më 9 mars.

Dortmundi iu fal një super Haaland për të thyer 2-3 jashtë fushe ekipin e Sevillas. Suso kaloi vendasit në avantazh në minutën e shtatë, por verdhezinjtë gjermanë realizuan tre gola brenda 24 minutave.

Dy herë Erling Haaland dhe goli e Dahoud i dhuruan avantazhin e dyfishtë skuadrës udhëtuese në pjesën e parë.

Sevilla tentoi gjithçka në pjesën e dytë, por realizoi vetëm njëherë. Holandezi De Jong mposhti portierin kundërshtar gjashtë minuta nga fundi dhe i gjithë takimi përfundoi 2-3 në favor të miqve.

 

Lexoni gjithashtu: 

PSG shkatërron Barcelonën, trigolësh i Mbappe, Liverpool me një këmbë në fazën tjetër

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER