Sport
Juventus rikthehet te fitorja, bardhezinjtë në ndjekje të Interit, mundin Crotonen 3-0

Juventus mundi Crotonen me rezultatin 3-0 në ndeshjen e javës së 23-të të Serie A.
Pas humbjes së pak ditëve më parë me Napolin, bardhezinjtë dominuan në lojë dhe në rezultat në takimin e kësaj të hëne.
Skuadra e drejtuar nga Andrea Pirlo shënoi dy herë në pjesën e parë me anë të Cristiano Ronaldos, që tani e sheh veten në kuotën e 18 golave sezonal në kampionat.
Në fraksionin e dytë Juventus shënoi dhe golin e tretë për të vulosur një sukses që i mban në vendin e tretë në kuotën e 45 pikëve.
Zonja e vjetër e sheh veten tetë pikë pas Interit të vendit të parë, por ka një ndeshje më pak se zikaltrit.
Ndërkohë në ndeshjen e fundit, ekipi portugez i Portos mori një fitore të madhe në shtëpi përballë Juventusit, duke rritur shanset për një kualifikim në çerekfinale. “Dragonjtë e Portos” triumfuan 2-1 ndaj kampionëve të Italisë dhe në sfidën e kthimit do të luajnë për dy rezultate.
Lexoni gjithashtu:
Premier League, Manchester City shënon fitoren e 18-të radhazi, ndalet sërish Tottenhami
La Liga, Messi thyen tjetër rekord me Barcelonën, por s'mjafton për të fituar ndaj Cadiz
Inter likuidon Milan me dy golat e Martinez dhe një të Lukakut