Tirana mposht Vllazninë në “Loro Boriçi” dhe hap garën për titull

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sfida mes Vllaznisë dhe Tiranës është mbyllur me shifrat 2-1 në favor të bardhebluve të kryeqytetit. Ishin shkodranët që shënuan të parët në “Loro Boriçi” me boshnjakun Haris Dilaver që në minutën e tretë, por festa e Vllaznisë do të ndalte pas 2 minutash ku bardheblutë do të barazonin shifrat me Idriz Bathën në minutën e 5-të nga një goditje dënimi.

Pjesa e parë mes Vllaznisë dhe Tiranës u mbyll në barazim. Me fillimin e pjesë së dytë kampionët në fuqi do të shënonin golin e dytë me braziliani Elton Cale, duke i marrë kështu 3 pikët shkodranëve në shtëpi.

Me këtë fitore Tirana pozicionohet në vendin e 6-të me 29 pikë, 1 më pak se Kukësi që mban vendin e 5-të. Vllaznia me humbjen e sotme mban kreun e klasifikimit me 41 pikë, ku ndiqet nga Partizani i vendit të dytë me 37 pikë, por që ka një ndeshje më pak dhe do të përballet pasditen e kësaj të shtune me Laçin e vend të katërt me 36 pikë të grumbulluara. Një sfidë që pas humbjes së Vllaznisë të dyja ekipet do të përballen për të marrë 3 pikët e mundshme në mënyrë që të ngushtojnë diferencën me kreun.

Ndërkohë Skënderbeu pëson një tjetër humbje në Superiore. Pas barazimit me Vllazninë në shtëpi, korçarët kanë humbur me shifrat minimale 1-0 në transfertë ndaj Bylisit. Ndërsa sfida mes Kastriotit dhe Apoloninë është mbyllur në barazim pa gola.


Etiketimet

317 raste të reja dhe 6 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 317 raste të reja më COVID-19 në 3024 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë...

Dhunë në Irlandën e Veriut, zjarr makinave dhe sulme ndaj policisë në Belfast, reagon Johnson

Makinave iu vu zjarri, ndërsa persona të maskuar sulmuan me bomba molotov një furgon policie në natën e radhës të protestave në Irlandën e...

Pandemia thellon vështirësitë e komunitetit rom, fëmijët braktisin shkollën

Në orët e paradites kur nxënësit duhet të jenë në shkollë, një pjesë e fëmijëve të komunitetit rom i gjen në oborret e shtëpive. “Unë...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER