Champions League, Manchester City dhe Real Madrid synojnë të kalojnë fazën e 1/8-ve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbrëmjen e sotme luhen dy nga katër ndeshjet e fundit të kthimit për fazën e 1/8-ve të UEFA Champions League.

Manchester City pret në shtëpi gjermanët e Borussia Monchengladbach pas fitores 2-0 të ndeshjes së parë, ndërsa në Spanjë, Reali i Madridit do të duhet të mbrojë avantazhin minimal 1-0 ndaj Atalantës.

Për gjermanët e ‘Gladbach do të duhet “më shumë se një ndeshje e jashtëzakonshme” për t’u kualifikuar dhe këtë gjë e ka pranuar edhe vetë trajneri Marco Rose. Të tijtë nuk fitojnë prej 6 ndeshjesh radhazi.

Njësoj si ndeshja e parë, edhe ajo e kthimit luhet në Puskas Arena të Budabestit në Hungari për shkak të kufizimeve të lëvizjeve që disa vende të BE-së u kanë vënë udhëtimeve nga Britania e Madhe.

Raheem Sterling është rikthyer me skuadrën pas një ndeshjeje pushim në Premier League ndaj Fulham-it në fundjavë. Pep Guardiola e ka vlerësuar si një plus më shumë për skuadrën aspektin fizik pas një serie prej 21 fitoresh radhazi të ndërprera vetëm më 7 mars në duelin me Manchester United.

Ndërkohë në Madrid, Realit iu desh të përgënjeshtronte një lajm të rremë të përhapur nga vetë llogaria e saj zyrtare në Twitter, sipas së cilit braziliani Rodrygo ishte lënduar.

Skuadrës do t’i mungojë Casemiro, Carvajal, Hazard dhe Odriozola gjë që e bën të vështirë përballjen, mirëpo edhe Atalanta do të bëjë pa Freuler, Hateboer, Kovalenko dhe Sutalo.

Gjatë këtij sezoni Reali ka humbur në shtëpi 5 herë, një prej së cilave ka ndodhur në Champions League kundër Shakhtar Donetsk në fazën e grupeve.

Deri më tani nga faza e 1/8-ve janë kualifikuar Liverpool (eliminoi Leipzigun), PSG (eliminoi Barcelonën), Dortmund (eliminoi Sevillan) dhe Porto (eliminoi Juventusin). Në diskutim përveç dy ndeshjeve të sotme janë edhe përballjet e kthimit Bayern Munich (4-1) Lazio dhe Chelsea (1-0) Atletico Madrid.

Lexoni gjithashtu:

La Liga, tjetër fitore për Barcelonën teksa Messi barazon rekordin e Xavit

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER