La Liga, tjetër fitore për Barcelonën teksa Messi barazon rekordin e Xavit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në fitoren 4-1 që Barcelona arriti ndaj Huescas, Lionel Messi realizoi dy gola teksa barazoi rekordin e ish-mesfushorit Xavi me më shumë ndeshje të luajtura me fanellën katalane.

Messi luajti të hënën ndeshjen e 767-të me klubin dhe realizoi dy gola krahas Antoine Griezmann dhe Oscar Minguezas. Rafa Mir realizoi një penallti për miqtë në pjesën e parë, por vetëm kaq.

Fitorja e çon Barcelonën në vend të dytë 4 pikë larg kryesuesve të Atletico Madrid.

Tridhjetetrevjeçari argjentinas ka fituar 10 kampionate spanjolle dhe 4 herë Champions League-ën. Prej debutimit me fanellën e Barcelonës më 16 tetor 2004, ai ka fituar 34 trofe.

E ardhmja e tij mbetet në pikëpyetje teksa kontrata i përfundon në fund të këtij sezoni. Megjithatë vëmendja shkon të dielën kundër Real Sociedad, ku Messi pritet ta thyejë rekordin e Xavi-t.

Në Champions League këtë sezon Barcelona u eliminua nga PSG, por megjithatë ajo mbetet në lojë për të fituar dy trofe, kampionatin dhe kupën e Spanjës.

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER