Rrezikohet ndeshja Shqipëri-Angli, FSHF kërkesë IKMT-të: Lironi ambientet rreth stadiumit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit që të lirojë hapësirat rreth stadiumit Air Albania, duke ngritur shqetësimin se zgjerimin i bizneseve rreth perimetrit të stadiumit ka vënë në diskutim zhvillimin e ndeshjes kualifikuese për kampionatin botëror mes Shqipërisë dhe Anglisë.

Në letër saktësohet se është cenuar standardi i sigurisë për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

UEFA ka dërguar rekomandimet e saj dhe kërkon plotësimin e kushteve që nevojiten për organizimin e një ndeshjeje ndërkombëtare.

Në rast se Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit nuk do të zbatojë kërkesën e FSHF-së, nuk përjashtohet mundësia që takimi mes Shqipërisë dhe Anglisë të luhet në një tjetër impiant dhe jo në stadiumin “Air Albania”.

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER