Spektatorët e huaj nuk do të lejohen në Lojërat Olimpike të Tokios

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Spektatorët e huaj nuk do të lejohen në Lojërat Olimpike të Tokios, ka deklaruar organizatorët lokalë  dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Vendimi u njoftua pas një takimi virtual midis IOC, qeverisë japoneze dhe Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar si dhe organizatorëve vendorë.

Kjo ishte një lëvizje e pritshme dhe për të cilën është përfolur prej disa muajsh. Zyrtarët thanë se pranimi i spektatorëve të huaj gjatë pandemisë do të përbënte një rrezik shumë të madh, megjithëse kjo është kundërshtuar nga qeveria japoneze.

Japonia numëron rreth 8.800 viktima nga COVID-19 si pasojë e menaxhimit të mirë të  situatës epidemiologjike.

Raportohet se deri më tani janë shitur rreth një milion bileta për fansat jashtë Japonisë. Organizatorët kanë premtuar rimbursimin e çmimit të biletave, por kjo do të vendoset nga një agjenci e autorizuar për rishitjen e biletave jashtë Japonisë.

Presidenti i Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka cilësuar vendimin si “shumë të vështire”, duke shtuar se “na është dashur të marrim vendime që mund të kërkojnë sakrifica prej të gjithëve”.

Barra financiare e biletave të humbura do të bjerë mbi Japoninë.

Japonia do të shpenzojë zyrtarisht 15.4 miliardë dollarë për organizimin e Lojërave Olimpike, por disa audit janë shprehur se kostoja reale mund të jetë dyfish më e lartë.

Lexoni gjithashtu 

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER