Superliga, Partizani e Teuta ndajnë nga një pikë, kampionati sërish në diskutim mes katër skuadrave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partizani dhe Teuta ndanë nga një pikë në ndeshjen e javës së 25-të të vlefshme për kampionatin shqiptar të futbollit.

Si “të kuqtë” e trajnerit Ilir Daja, po ashtu edhe “blutë” e Eduard Martinit nuk mundën të përfitonin nga ndalesa e Laçit me Tiranën dhe kështu kampionati mbetet i hapur dhe në diskutim nga të paktën katër skuadra.

Për Teutën ky ishte barazimi i tretë radhazi pas ndalesave me Bylisin dhe Kastriotin. Në këtë mënyrë ata hedhin tutje fitoren e 3 marsit kundër Vllaznisë që i ngriti në krye.

Rezultatet e ndeshjeve të javës së 25-të:

  • Apolonia 1-2 Skënderbeu
  • Bylis 2-1 Kukësi
  • Kastrioti 0-1 Vllaznia
  • Laçi 1-2 Tirana
  • Partizani 0-0 Teuta

Pas javës së 25-të kampionati kryesohet nga Vllaznia me 45 pikë, një më shumë se Laçi i vendit të dytë. Më pas vijnë Partizani e Teuta me nga 43 pikë.

Vëmendja shkon në ndeshjet e dy javëve më vonë, kur më 3 prill pritet të ndeshen me njëra tjetrën të katërta pretendentet: Vllaznia-Partizani; Teuta-Laçi.

Lexoni gjithashtu:

Superliga, Tirana mposht Laçin, përfiton Vllaznia që regjistroi fitoren e parë pas 5 javësh

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER