Shqipëria gati për Andorrën, Armir Grima: S’ është grup i lehtë, por kombëtarja është rritur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kombëtarja shqiptare do të nisë fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Andorrës, sfidë kjo që do të luhet në datën 25 mars.

Trajneri Edoardo Reja ka grupin e plotë me 28 lojtarët që ka ftuar për ndeshjet e këtij muaji. Skuadra kuqezi ka nisur grumbullimin për Barcelonë të Spanjës, para se të udhëtojë drejt Andorrës.

Tre ditë pas ndeshjes së parë, Kombëtarja e Shqipërisë do të presë në Air Albania Anglinë, në takimin e dytë të kësaj faze kualifikuese.

Trajneri i Kombëtares së femrave të Shqipërisë, Armir Grima thotë se skuadra duhet të bëjë një paraqitje të mirë dhe të pretendojë për t’u kualifikuar.

“Objektivi në këtë grup të vështirë ku ne jemi është që të bëjmë një paraqitje më se të mirë dhe të pretendojmë për t’u kualifikuar. Nuk është grup i lehtë, por edhe ne kemi një kombëtare të rritur në aspektin sportiv dhe kemi të drejtë të synojmë kualifikimin”, tha ai.

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER