Inter shkon në 11 pikë, thellon diferencën me ndjekësit dhe afrohet me titullin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Inter ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sasuolos, duke triumfuar në shifrat 2-1 e duke thelluar diferencën me vendin e dytë në 11 pikë.

Një fitore që e afron akoma më shumë skuadrën e Antonio Contes me titullin që u mungon ziklatërve që nga vitit 2010.

Fitorja e 10 radhazi në kampionat për Interin që në 9 javët e mbetura ka gjithçka në dorën e tij për të arritur te suksesi i shumëpritur.

Ringjallet dhe Juventus, që rikthehet te fitorja pas 2 ndeshjesh pa sukses.

Skuadra e Pirlos mundi 2-1 Napolin falë golave të Ronaldos dhe Dybales, me argjentinasin që u rikthye te goli pas më shumë se 3 muajsh.

12 pikë pas Inter, Juventusit do i duhet një mrekulli për të ruajtur fronin e kampionit.

Pas 9 sezonesh dominim, bardhezinjtë mund të detyrohen që brenda pak javësh të zbresin nga froni, duke i dhënë fund superioritetit në dekadën e fundit.

Etiketimet

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Nuk ndalen sulmet në Gaza, goditen zyrat e mediave Associated Press dhe Al Jazeera

Nuk kanë të ndalur sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe grupit Hamas, ku orë pas ore raportohet për jetë të humbura mes civilëve. Një ndërtesë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER