Të paktën tetë qytete pritëse do të lejojnë spektatorë për evropianin e futbollit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Unioni i Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA) ka konfirmuar se deri më tani tetë nga dymbëdhjetë qytetet pritëse të Euro 2020 do t’i zhvillojnë ndeshjet me spektatorë. Katër qytetet e mbetura – Munihu, Roma, Bilbao dhe Dublini, – kanë deri më 19 prill kohë për të vendosur përfundimisht përpara një vendimi nga UEFA.

Kampionati evropian i futbollit u shty me një vit prej pandemisë së COVID-19. Ai do të zhvillohet prej 11 qershorit e deri më 11 korrik teksa 12 qyteteve pritëse i qe vendosur si kohë data 7 prill për të dhënë përgjigje për planet e organizimit.

UEFA kërkon që ndeshjet të jenë me tifozë dhe organizatorët të marrin masat për të minimizuar çdo lloj problemi që vjen si pasojë e pandemisë.

Londra, Glasgou, Dublini, Amsterdami, Kopenhagën, Shën-Pjetërsburgu, Bilbao, Munihu, Budapesti, Bakuja, Roma dhe Bukureshti janë caktuar prej kohësh të jenë qytetet pritëse. Prej tyre qytetet nga Italia, Gjermania, Spanja dhe Republika e Irlandës mbeten ende pa një vendim përfundimtar për tifozët.

Hungaria, Azerbajxhani dhe Rusia kanë planifikuar që në stadiume të lejojnë deri në 50% të kapaciteteve. Gjithashtu do të kenë përjashtime nga masat kufizuese ata që do të kenë bileta për ndeshjet e futbollit, duke mos i vënë spektatorët në karantinë të detyruar.

Vendet e tjera si Holanda, Rumania, Skocia apo dhe Danimarka mbeten në dyzim për kapacitetin mes 25-33%.

Etiketimet

Piktura e artistit spanjoll Pablo Picasso shitet në ankand për 103.4 mln dollarë

Një pikturë e realizuar nga Pablo Picasso u shit për 103.4 milionë dollarë gjatë një ankandi të zhvilluar në New York duke thyer të...

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER