Premier League do t’u vendosë rregull të ri klubeve për të ndaluar Superligën Evropiane

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Premier League po shqyrton mundësinë për të sanksionuar në rregullore ndalimin e klubeve për t’iu bashkangjitur një lige tjetër pa bashkërendim me klubet e tjera.

Nisma vjen pak kohë pasi Manchester United, Chelsea, Liverpool, Arsenal, Manchester City dhe Tottenham u zotuan se do t’i bashkoheshin një lige të re të Evropës në të cilën do të merrnin pjesë vetëm disa klube.

Me nismën e re, të gjithë zotëruesit e klubeve angleze do të duhet të nënshkruajnë paraprakisht një marrëveshje mirëkuptimi për “angazhim në respektimin e plotë të parimeve” të ligës, të cilat nëse thyhen “do të kenë ndëshkime të konsiderueshme”.

Vetë liga angleze ka njoftuar se për gjashtë klubet më të mëdha të kampionatit ka nisur një hetim për të nxjerrë në pah të gjithë dinamikën dhe përgjegjësitë rreth kësaj çështjeje.

“Nismat e disa klubeve nuk mund të lejohen në momentin kur krijojnë kaq ndasi dhe shqetësim te klubet e tjera,” – tha në një njoftim për shtyp Premier League.

Propozimi për Super Ligën e Evropës u tërhoq 72 orë pas njoftimit fillestar. Ai parashikonte një ligë me disa prej klubeve më të mëdha të Evropës, mirëpo hasi në kundërshtinë e tifozëve, futbollistëve dhe ekspertëve të sportit pasi nuk lejonte konkurrencën dhe shpirtin e garës që ofrohet në ligat e tjera.

Drejtuesit e gjashtë klubeve angleze që u zotuan për Super Ligën janë detyruar të tërhiqen nga rolet e tyre si këshilltarë në bordin e Premier League-ës.

Shumica e klubeve kërkuan ndjesë ndërsa drejtuesi ekzekutiv i Manchester United, Ed Woodward u dorëhoq.

Nisma për Siper Ligë ka nxitur tifozët të dalin kundër bordit të klubit të United ku në fundjavë protestat e mijëra vetëve detyruan shtyrjen e ndeshjes me Liverpoolin.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Nuk ndalen sulmet në Gaza, goditen zyrat e mediave Associated Press dhe Al Jazeera

Nuk kanë të ndalur sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe grupit Hamas, ku orë pas ore raportohet për jetë të humbura mes civilëve. Një ndërtesë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER