Ramos i jep lamtumirën Realit, ish-kapiteni i “Blaugranëve” përlotet gjatë fjalimit të lamtumirës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sergio Ramos nuk arriti t’i përmbante lotët teksa i dha lamtumirën klubit të Real Madridit, pas 16 sezonesh të shpenzuar në “Santiago Bernabeu”, duke u bërë kështu një prej lojtarëve ikonë të klubit madrilen.

Ramos, i cili ka luajtur 671 ndeshje me Realin duke shënuar edhe 101 gola, përfshi dhe dy në finale të Ligës së Kampionëve, ka arritur të fitojë 22 trofe me “Blaugranët”.

“Një nga momentet më të vështirë të jetës time ka ardhur, dhe nuk je kurrë i përgatitur për t’i dhënë lamtumirën Real Madridit, por tashmë kjo kohë ka ardhur. Unë shoh fytyrat e gjithsecilit dhe është e paevitueshme të prekem, pasi kam shpenzuar kaq shumë vite këtu. Falënderoj të gjithë tifozët që më kanë mbështetur në kohëra të mira dhe të këqija. Do doja që lamtumirën ta jepja nga Santiago Bernabeu, por do t’ju mbaj përgjithmonë në zemrën time”, u shpreh Sergio Ramos.

Edhe presidenti i klubit Madrilen, Florentino Perez, i cili solli Ramos te Real nga klubi i Sevijës në 2005-n për 27 milionë euro, falënderoi lojtarin për kontributin e dhënë në sigurimin e titujve dhe trofeve që e bëjnë Realin klubin më të titulluar në botë.

“I dashur Sergio, 16 vite kanë kaluar që nga momenti kur ti mbërrite këtu dhe gjatë gjithë kësaj kohe ti ke qenë pjesë thelbësore e sukseseve të klubit. Ti mbërrite kur ishe ende një fëmijë, dhe tani që kjo etapë e karrierës tënde ka ardhur drejt fundit, unë ndihem krenar për atë që ti ke arritur dhe për trofetë që ke fituar. Për vite me radhë ke qenë një pikë referimi për tifozët tanë dhe padyshim je një ndër legjendat e paharrueshme të Real Madridit”,  tha Florentino Perez.

Shumë tifozë u mblodhën jashtë qendrës stërvitore të klubit Madrilen për t’i dhënë lamtumirën kapitenit.




Etiketimet

Kryeministri i Kosovës viziton familjet që humbën të dashurit në aksidentin e Kroacisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime dy familje në Deçan dhe Junik që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të...

5 vatra zjarri në të gjithë vendin, më kritiket në Karaburun dhe Kurbin

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) thotë se janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të...

U kualifikua në finalen e Lojërave Olimpike, Luiza Gega: Doja të kisha një kujtim të bukur

Atletja shqiptare, Luiza Gega arriti që të kualifikohej në finalen e atletikës për 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike që po zhvillon në...

















Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER