Italia shpallet kampione e Europës duke mundur Anglinë me penallti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

E treta e vërteta, Italia shpallet kampione e Europës. “Të kaltrit” e drejtuar nga Roberto Mancini arritën të përmbysnin Anglinë në finale përmes goditjeve të njëmbëdhjetëmetërshave.

Në stadiumin “Wembley” të Londrës, Luke Shaw realizoi për Anglinë golin më të shpejtë të parë ndonjëherë në finalet e evropianëve, vetëm 117 sekonda. Pas pësimit të golit Italia vuajti shumë për të dalë në lojën e saj, mirëpo pasi kjo ndodhi Anglia lëshoi shumë hapësira.

Pikërisht këtë moment shfrytëzoi skuadra italiane që në pjesën e dytë, në minutën e 67-të, realizoi barazimin me Leonardo Bonuccin. Pas këtij goli Anglia u shpërfytyrua dhe vuajti shumë lëvizjet e “Të kaltërve”.

Sidoqoftë 90-të minutat përfunduan 1-1 dhe po kështu edhe pjesët shtesë, gjë që detyruan skuadrat t’i drejtoheshin penalltive. Nga pika e bardhë e penalltisë shpërdoruan Belotti dhe Jorghinho për Italinë ndërsa Rashford, Sancho dhe Saka për Anglinë.

Kështu pasi kishin provuar në vitin 2000 dhe 2012, Italia ia del ta fitojë trofeun e dytë evropian në finalen e tretë, atë të “Wembley”-it.

Vlen të theksohet se rekordi i Mancinit tashmë shkon në 34 ndeshje pa humbje, një ndeshje larg rekordit absolut të mbajtur nga Spanja dhe Brazili (35 ndeshje).

Etiketimet

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

“Konaku i Rrajcës” aktiviteti që ruan trashëgiminë folklorike të zonës

Me qëllim ruajtjen e traditave dhe kulturës të zonës, si dhe përcjelljen te brezat e rinj një grup artistësh nga Rrajca kanë organizuar "Konakun...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER