Dënohet gjuha raciste e përdorur ndaj tre futbollistëve të Anglisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas ndeshjes së mbrëmshme ku Anglia humbi trofeun e Euro 2020, disa tifozë kanë shpërthyer me komente raciste ndaj tre lojtarëve të kombëtares Jadon Sancho, Marcos Rashford dhe Bukayo Saka të cilët humbën penalltitë.

Trajneri i Anglisë Gareth Southgate i cilësoi komentet të pafalshme, ndërsa përgëzoi futbollistët duke thënë se zhvilluan një kampionat të suksesshëm.

“Nuk jam i informuar mbi gjithçka, por mendimi im i parë këtë mëngjes shkon për djemtë që luajtën një kampionat të mrekullueshëm duke bashkuar të gjithë vendin, ashtu siç duhet të jetë dhe mendoj se ata ndihen krenar për atë që arritën. Që disa prej tyre të abuzohen në mënyrë raciste, kjo është e pafalshme, vërtet. Di që shumë prej atyre abuzimeve vijnë nga jashtë vendit,dhe kjo nuk është ajo çka ne përfaqësojmë. Ky turne i solli anglezët më afër njëri-tjetrit, dhe ata u identifikuan me kombëtaren dhe kjo kombëtare i bëri të gjithë krenarë”, tha trajneri.

Shoqata Angleze e Futbollit nënvizoi se tifozët që shfaqën një “sjellje të tillë të neveritshme” nuk janë  të mirëpritur ndërsa policia ka nisur hetimet.

Ekipi i Anglisë e ka theksuar çështjen e racizmit gjatë gjithë turneut, duke u ulur simbolikisht në gjunjë përpara të gjitha ndeshjeve.

Edhe kryeministri britanik Boris Johnson reagoi duke dënuar dhunën verbale ndaj futbollistëve të kombëtares.

“Lojtarët e Anglisë meritojnë të trajtohet si heronj, jo të abuzohet në mënyrë raciale në mediat sociale”, shkroi JohnsonTwitter.

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Vetingu i politikanëve, Basha: Të largojmë të korruptuarit. Balla: Do e shqyrtojmë sipas Venecias

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi 3 amendamentet për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve si 3 prioritete absolute...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER