Brisbane fiton të drejtën për të organizuar Lojërat Olimpike të vitit 2032

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar shpalli zyrtarisht sot qytetin lindor të Australisë, Brisbane, si vend organizator për Lojërat Olimpike të vitit 2032.

Qyteti australian ishte shpallur si më i preferuari që në qershor në përzgjedhjet paraprake të kandidaturave përpara se t’u paraqitej zyrtarisht Komitetit.

Kjo do të jetë hera e tretë që Australia do të organizojë Lojërat Olimpike, pas atyre të Sidnejt në vitin 1956 dhe 2000.

Vendimi u prit me festime nga autoritetet lokale të Qeensland në Brisbane, teksa ata janë zotuar se do të bëjnë çmos për të garantuar infrastrukturën dhe kushtet e nevojshme për një organizim dinjitoz.

Planet e autoriteteve australiane parashikojnë ripërdorimin deri në 84% të impianteve aktuale sportive për të reduktuar kostot dhe ndërhyrjet në qytet dhe zhvillimin e disa hapësirave të përkohshme qoftë për fshatin Olimpik, po ashtu për disa prej terreneve sportive që do të nevojiten.

Disa qytete dhe shtete patën paraqitur kandidaturën, përfshirë Indonezinë, Kinën, Katarin, Hungarinë apo dhe Gjermaninë, mirëpo ato u skualifikuan në përzgjedhjen fillestare në qershor.

Lojërat Olimpike aktualisht po zhvillohen në Tokio me një vit vonesë për shkak të pandemisë.

Për sa i përket aktiviteteve të tjera deri në vitin 2032 – kur do të organizohet në Australi, – është vendosur që më parë që Lojërat Olimpike të vitit 2024 do të zhvillohen në Paris (Francë) dhe ato të vitit 2028 në Los Angeles (SHBA).

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

‘Grusht shteti brenda partisë’, Bejko dhe Bumçi përplasen për përjashtimin e Berishës

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko debatuan në Euronews Albania sa i takon ndryshimit të statutit...

‘S’mund të jetojmë dot pa artin’, Ermonela Jaho tregon emocionet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se gjatë performancës së saj në Teatrin e Operas dhe...

Mot me vranësira gjatë javës, në veri s’do mungojnë reshjet e shiut

Gjatë gjithë ditës së sotme do të kemi prezencë të vranësirave në zonat veriore dhe zonat qendrore, ku nuk do të mungojnë edhe shirat...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER