Milwaukee Bucks shpallen kampionë të NBA pas 50 vitesh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Milwaukee Bucks arriti të fitojë titullin e parë kampion në basketbollin amerikan pas 50 vitesh.

Skuadra e udhëhequr nga gjiganti grek Giannis Antetokounmpo mundi 4-2 në serinë e finales me Phoenix Suns. Në ndeshjen e fundit Antetokounmpo realizoi 50 pikë teksa skuadra e tij fitoi 105-98.

Vlen të thuhet se Bucks i kishin humbur dy ndeshjet e para nga seria prej “më së mirës prej shtatë përballjeve”. Ata u bënë kështu skuadra e pestë që ia del të përmbysë një finale.

Phoenix Suns kërkonin të shpalleshin kampion pas 53 vitesh dhe vinin në finale pasi kishin humbur seritë e vitit 1976 dhe 1993.

Sidoqoftë me Antetokounmpon e papërmbajtshëm në parket, Bucks ia hodhën sërish poshtë këtë ëndërr duke marrë sërish titullin pas vitit 1971. Kjo ishte ndeshja e tretë në serinë e finaleve që greku arrin të shënojë së paku 40 pikë dhe 10 zotërime nën tabelë.

Nga ana tjetër Antetokounmpo barazon arritjet e Michael Jordan  dhe Hakeem Olajuwon me vlerësimin për të dytin sezon radhazi si “Lojtari më i Çmuar” (MVP) i sezonit, i finaleve dhe Lojtari mbrojtës më i mirë i vitit.

Triumfi i Backs bëri që festa të mos përmbahej me mijëra tifozë që u mblodhën për të festuar titullin.

Etiketimet

Balla mbledh kryesinë e Grupit Parlamentar të PS: Të zgjatet procesi i Vettingut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mblodhi paraditen e kësaj të hëne kryesinë e grupit. Euronews Albania mëson se në këtë mbledhje...

Akademia e Shkencave rekomandon dozën e tretë të vaksinës për të moshuarit

Akademia e Shkencave rekomandoi sot vaksinimin me një dozë të grup-moshave 12-18 vjeç dhe një dozë shtesë për grup-moshat mbi 60 vjeç si mënyrë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER