Policia nxjerr me forcë nga stadiumi “Elbasan Arena” tifozët e Bazelit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia nxori sot me forcë jashtë stadiumit “Elbasan Arena” një grup tifozësh zviceranë që kishin ardhur për të parë ndeshjen Partizani-Basel e vlefshme për kualifikueset “Conference league”.

Autoritetet kërkuan largimin e tifozëve pasi UEFA ka vendosur që në ndeshjet e “Conference League” të mos ketë spektatorë nga skuadrat udhëtuese.

Kjo ka krijuar një situatë tensioni me sportdashësit zviceranë, të cilët janë përplasur me policinë për disa minuta përpara se të detyroheshin të dilnin për jashtë.

Partizani humbi 3-0 ndeshjen e parë në Zvicër. Përballja me Bazelin është e vlefshme për turin e dytë eliminator për “Conference League”, turne i nisur për herë të parë nga UEFA këtë sezon dhe që finalen e diskuton në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Lindita Nikolla për Ramën: Debate të forta pavarësisht bashkëpunimit maksimal

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se me kryeministrin Rama pavarësisht bashkëpunimit maksimal kanë pasur dhe debate të forta. Ajo u shpreh...

Lindita Nikolla tregon pengun më të madh nga koha kur ishte ministre e Arsimit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se nga protesta e studentëve, i ka ngelur merak që nuk iu dha mundësia që...

‘PS të mos sillet si triumfatore’, Lindita Nikolla: Do jem avokate e mirë e opozitës

“Do jem një avokate e mirë e opozitës”. Kështu është shprehur për Euronews Albania, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, teksa shtoi se në çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER