Premier Liga angleze raportoi të martën kuotën më të lartë të infektimeve në javë, teksa Manchester United-Brentford u bë ndeshja e dytë në tre ditë që shtyhet si pasojë e pandemisë.
Deri të dielën u konstatuan 42 raste me COVID, pas 3 mijë e 805 testeve të kryera mes lojtarëve dhe stafeve të klubeve, duke shënuar një rritje prej 12 rastesh krahasuar me javën paraardhëse.
Disa lojtarë dhe pjesë të stafit të United rezultuan pozitivë pas fitores 1-0 ndaj ekipit të Norëich, të shtunën mbrëma.
Rrjedhimisht, bordi i Premier League pranoi kërkesën e klubit që të shtynte takimin e së martës kundër Brentford, në Londër.
“Vendimi u mor pas udhëzimeve të këshilltarëve mjekësorë, për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme të përhapjes së COVID-19 brenda klubit të Manchester-it”, thuhet në një komunikatë të Premier League.
Ndeshja e parë që u anulua këtë sezon për shkak të rasteve me coronavirus ishte Tottenham-Brighton, të dielën e kaluar, pasi të paktën 8 lojtarë të klubit të Londrës veriore rezultuan të infektuar.