Tradita e volejbollit në Hungari, eventi shndërrohet në një festival dimëror

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Temperatura nën zero në vend të rrezeve diellit, borë e cila zëvendëson rërën. Asgjë nuk mund të ndalojë lojtarët hungarezë të volejbollit që edhe në plazh të luajnë e të dhurojnë spektakël.

Pas dy vitesh pauzë, kampionati i dytë kombëtar i volejbollit në dëborë u zhvillua në pistën piktoreske të patinazhit pranë sheshit Heroes. Gjithsej 21 skuadra në 3 kategori mes akullit ngritën temperatura me lojën e tyre dhe dëshirën për të fituar.

Muzika e lartë, gështenjat dhe vera e shndërruan turneun një festival të vërtetë dimëror.

Sado e vështirë të jetë loja mes frikës se mos rrëshqet në borë, volejbollistet thonë se është një nga eventet më të pritura të vitit.

Adrienn Czene, sportiste profesioniste thotë se është një mundësi e mirë për të qëndruar në formë mes dy sezoneve.

“Volejbolli i borës është një gjë e lezetshme për ata që duan të bëjnë ski, që e duan këtë lloj atmosfere. Vizitorët dhe fansat mund të shijojnë muzikën dhe verën. Mendoj se është shumë spektakolare ndonëse nuk jemi me bikini”, tha Czene.

Volejbolli i borës u shpik nga austriakët disa vite më parë. Madhësia e fushës dhe lartësia e rrjetave janë të njëjta si në plazh, por këtu luajnë i tre persona  në një ekip… edhe të veshur mirë.

Kjo disiplinë ka bërë tashmë debutimin e tij në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Phenian dhe ka të ngjarë të bëhet një event zyrtare në Lojërat Olimpike Dimërore 2026. Fituesit e kampionateve të Budapestit mund të kualifikohen për turneun botëror dhe garat e tjera botërore.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Sali Berisha rizgjidhet në krye të PD-së

Pas 9 vitesh Sali Berisha u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike. “Sot demokratët me votën e tyre dëshmuan se partia tashmë u përket atyre,”...

Një stuhi godet Ontarion, të paktën dy viktima

Një stuhi gati me fuqinë e një tornadoje goditi Ontarion të shtunën duke vrarë të paktën dy persona dhe duke lënë pa energji elektrike...

Franca paralajmëron se duhen 15 ose 20 vjet që Ukraina të anëtarësohet në BE

Një ofertë e Ukrainës për t'u bashkuar me BE-në nuk mund të finalizohej për 15 ose 20 vjet, tha ministri i Francës për Çështjet...

TË FUNDIT

Interi 3 gola ndaj Sampdorias

Interi ka shënuar 3 gola të shpejtë ndaj Sampdorias.  Vetëm 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishte Ivan Perisic ai i cili...

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në disa qarqe të juglindjes. Ajo çka vihet re...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER