Fitorja me Kastriotin ishte një “frymëmarrje” për djemtë korçarë të Skënderbeut, ndërkohë që hapi i radhës do të jenë kundërshtarët e tyre direkt, Dinamo.
Për trajnerin e bardhekuqëve Memellin, skuadra e kryeqytetit është një skuadër që duhet vlerësuar dhe aspak e lehtë për t’u mposhtur.
“Është një kundërshtar i fortë, padiskutim. Ka vlerat e saj, ka cilësi brenda në skuadër edhe pse nuk ka patur rezultate kohët e fundit, por gjithsesi do t’i shikojmë gjërat me qetësi dhe do të vendosim lojtarët më të mirë të mundshëm për të përballuar këtë ndeshje”, u shpreh Migen Memelli.
Skënderbeu do të vijë përsëri në këtë ndeshje me disa mungesa, ndërkohë që kërkon fitoren për të kaluar Dinamon në renditje e për të “shijuar” pushimet jashtë zonës së rrezikshme.
“Edhe pse me mungesa të cunguara do të bëjmë edhe hapin e fundit, sforcon e fundit për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje. Është një ndeshje që i ka të treja rezultatet brenda por gjithsesi një sforco e madhe për të bere pastaj ato ditët pushim”, tha ai më tej.
Korçarët ende ndodhen në 3 skuadrat e fundit të renditjes, ku në 14 ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm 3 fitore.