Klubet e kampionatit anglez, Premier League kanë rënë dakord të vazhdojnë të luajnë ndeshjet e planifikuara edhe gjatë periudhës festive, pavarësisht se disa ndeshje janë shtyrë për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.
Dhjetë ndeshje të Premier Ligës u shtynë këtë muaj për shkak se shumë lojtarë rezultuan pozitiv me COVID.
Takimet shtyhen edhe për shkak të një orari të ngarkuar kur skuadrat do të luajnë tre herë midis Boxing Day, ditës së parë pas Krishtlindjes dhe 3 janarit.
Premier League publikoi një deklaratë duke theksuar se një rekord prej 90 rastesh të reja me COVID-19 u zbuluan midis lojtarëve dhe stafit javën e kaluar.
“Siguria e të gjithëve është një prioritet dhe Premier League po ndërmerr të gjitha hapat paraprake në kohën kur rastet me covid po shtohen në të gjithë vendin”, thuhet në deklaratën e organit zyrtar të kampionatit anglez.
Vetëm katër nga 10 ndeshjet e fundjavës u luajtën pasi skuadrat bën me dije se u mungonin lojtarët për shkak të COVID-19.
Premier League mund të shtyjë ndeshjet vetëm nëse një klub ka më pak se 14 lojtarë në dispozicion.