Një gol i Rodri i ka dhënë fitoren Manchester City në ndeshjen përballë Arsenal.
“Topçinjtë” që kaluan fillimisht në avantazh, nuk arritën të ruanin epërsinë pjesën e dytë.
Për ekipin e Pep Guardiola u dha një penallti ndërsa më pas Arsenal mbeti me 10 lojtar pasi Gabriel mori dy kartonë të verdhë.
shkak për akordimin e penalltisë u bë një ndërhyrje e Granit Xhaka ndaj Bernardo Silva.
Me këtë fitore, City shkëputet 11 pikë në krye. Diferenca mund të ngushtohet në varësi të rezultatit mes Chelsea dhe Liverpool që mbajnë vendin e dytë dhe të tretë.
Me golin e Rodri në minutën e 93’, Manchester City mori fitoren e 11 reshtë në Premier League.