PSG ka bërë të ditur se Lionel Messi bashkë me tre lojtarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Lajmi ka ardhur pasi Messi është rikthyer nga Argjentina, ku kaloi festat e fund vitit bashkë me familjen.
Trajneri Mauricio Pochettino do të luajë pa Messin në ndeshjen e Kupës së Francës të hënën.
Gjithashtu argjentinasi mund të mungojë dhe ndaj Lionit, ndeshje e vlefshme për kampionat që do të luhet më 9 janar.
Nga ana tjetër, Neymar do të vazhdojë rikuperimin nga dëmtimi në Brazil dhe pritet të rikthehet më 9 janar në Paris.
Tre lojtarët e tjerë të PSG që kanë rezultuar me COVID-19 janë Juan Bernat, Sergio Rico dhe Nathan Bitumazala.