Novak Djokoviç do ta ketë të vështirë të hyjë në Australi.
Kryeministri Scott Morrison tha se tenisti serb mund të kthehet në shtëpi nëse nuk siguron prova të mjaftueshme se nuk mund të vaksinohet për arsye mjekësore.
“Nuk duhet të ketë fare rregulla të veçanta për Novak Djokoviçin, asnjë”, tha kryeministri australian.
Numri një i tenisit në botë pritet të luajë në Australian Open, pasi u përjashtua nga rregullat e vaksinimit.
Organizatorët thonë se kampioni në fuqi nuk ka marrë trajtim të veçantë, por vendimi ka acaruar shumë australianë.
Vendi po përjeton një valë të re infektimi për herë të parë pas lehtësimit të kufizimeve.
Në mes të kësaj polemike, kryeministri Morrison deklaroi se për Djokoviç nuk do të ketë rregulla të tjera dhe se ai do të trajtohet si gjithë lojtarët e tjerë.
Megjithatë, tenisti mbërriti në Melburn këtë të mërkurë, ku autoritetet gjithashtu pikasën një tjetër problem me vizën e 34-vjeçarit.
Australian Open fillon më 17 janar në Melburn.
LEXONI GJITHASHTU:
- Konfirmohet pjesëmarrja e tenistit serb Djokoviç në Australian Open
- Sportisti serb Djokovic heq dorë nga ATP CUP pas spekulimeve mbi vaksinimin