Një përpjekje e qeverisë australiane për të vonuar apelin e Novak Djokoviç kundër dëbimit është hedhur poshtë nga gjyqtari që po ndjek çështjen e tij.
Qeveria në Kanberra kishte kërkuar që seanca ndaj numrit një të tenisit në botë të shtyhej deri të mërkurën, por ajo do të mbahet ditën e hënë, sikurse ishte parashikuar.
Djokoviç iu mohua hyrja në Australi pasi mbërriti në Melbourn javën e kaluar për të mbrojtur titullin në Australian Open. Çështja e tij ka shkaktuar zemërim dhe ka pushtuar mediat në mbarë botën.
Sportisti serb, që disa herë është shprehur kundër vaksinimit ndaj Coronavirusit, ndodhet në një qendër për mbajtjen e emigrantëve, ndërsa avokatët e tij po përgatisin apelin kundër vendimit të qeverisë federale australiane për t’i anuluar vizën.
34-vjeçarit fillimisht i ishte ofruar një përjashtim nga kontrollet mjekësore për të luajtur në turneun prestigjioz Australian Open, një vendim ky që acaroi qytetarët australianë, të cilët kanë përjetuar disa nga masat më të ashpra kundër coronavirusit.
Të shtunën avokatët e Djokoviç i parashtruan gjykatës një dosje me 35 faqe, ku argumentonin se klienti i tyre e kishte përmbushur kriterin për t’u përjashtuar nga vaksinimi, pasi së fundmi e kishte kaluar Coronavirusin, gjë që konfirmohej në një test PCR të 16 dhjetorit.
Por qeveria australiane ka insistuar se, përjashtimi për kë ka kaluar infektimin vlen vetëm për qytetarët vendas.
LEXONI GJITHASHTU:
- Djokoviç ‘mund të kthehet në shtëpi’ nëse nuk paraqet prova rreth vaksinimit
- Djokoviç nuk do lejohet në ‘Australian Open’, reagon presidenti Vuçiç
- Tenisti Djokovic në ‘Roland Garros’, Franca i lejon hyrjen edhe i pavaksinuar
Cfare nuk thone avokatet e Djokos eshte qe ky pelivani ne date 16 dhe 17 dhjetor ka marre pjese ne aktivitete pa maske. Pra o ky ka qene i semure dhe i vetedijshem ja ka ngjitur te tjereve ose testi eshte i manipuluar. Ne te dyja rastet eshte fajtor.