Te klubi i kategorisë superiore të Kukësit janë evidentuar 10 raste pozitive me COVID-19, 7 lojtarë dhe 3 pjesëtarë të stafit teknik.
Njëkohësisht edhe lojtarët e tjerë, të cilët qëndrojnë në një dhomë, janë të gjithë të dyshuar dhe i janë nënshtruar vetëizolimit.
Në kushte të tilla, në një kohë kur verilindorët duhet të zbresin në fushë të shtunën për sfidën kundër Dinamos, klubi i Kukësit i është drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit me një kërkesë zyrtare ku kërkon shtyrjen e këtij takimi pasi organika e ekipit është e cunguar dhe njëkohësisht rrezikohet shëndeti i skuadrës.