Djokoviç do të luajë në ‘Australian Open’, rrethanat e paqarta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ylli i tenisit Novak Djokovic do të mund të marrë pjesë në turneun e parë të Australian Open, edhe pse fati i qëndrimit të tij në Australi mbetet i paqartë, pasi autoritetet mund t’ia anulojnë vizën për herë të dytë.

Pjesëmarrja u njoftua në një ceremoni të mbajtur të enjten në Melbërn, nga organizatorët e turneut prestigjioz të tenisit.

Ndërkohë, ministri australian i Emigracionit, Alex Hawke po shqyrton mundësinë e ushtrimit të kompetencave të tij për t’i hequr vizën Djokovic, veprim ky që do të pengonte përpjekjen e sportistit serb për të regjistruar titullin e 21-të në turneun “Australian Open”.

E ndërsa paqartësitë mbeten, kryeministri australian Scott Morrison deklaroi po të enjten se politikat e qeverisë mbi poseduesit e vizës dhe çështjen e vaksinimit nuk kanë ndryshuar.

“Çdo individ duhet të tregojë se është vaksinuar dy herë, ose të provojë se nuk mund të vaksinohet për arsye shëndetësore. Kjo është politika jonë dhe kjo politikë nuk ka ndryshuar. Natyrisht ne presim që autoritetet përkatëse të implementojnë politikat e qeverisë kur bëhet fjalë për raste të tilla”, ka thënë Scott Morrison, kryeministër i Australisë.

Më herët gjatë ditës, sportisti 34-vjeçar, aktualisht numri një në botë, u pa teksa stërvitej në arenën “Rod Laver” të Melbërnit, i rrethuar nga anëtarët e ekipit të tij.

1 COMMENT

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në disa qarqe të juglindjes. Ajo çka vihet re...

2-vjeçari porosit 31 hamburgera nga telefoni i të ëmës

Një mama në Teksas mori një mësim të mirë pasi e la telefonin e saj hapur dhe i vogli i saj 2 vjeç porositi...

44 gradë Celsius në disa zona të gadishullit Iberik

Spanja është goditur nga një valë të nxehti këtë fundjavë, me temperatura që arritën deri në 15 gradë më shumë se mesatarja e sezonit. Maji duket se...

TË FUNDIT

Përditësimi i fundit i pjesëmarrjes në zgjedhjet e kryetarit të PD-së

Gazetari i Euronews Albania Ardit Hoxha raportoi nga qendra e votimit të ngritur në Partinë Demokratike ku prej orës 8:00 vijon normalisht votimi. Gjatë dy...

Rihapet opera e Kievit, 300 persona shijojnë performancën

Shtëpia kombëtare e Operës në Kiev është rihapur për herë të parë që pas nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt. Teatri i kryeqytetit mirëpriti një audiencë të vogël për një program operistik...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER