Inter ka mundur Juventus-in në sekondën e fundit dhe ka fituar Superkupën e Italisë për herë të parë që nga viti 2010.
Një sukses personal edhe për trajnerin Simone Inzaghi, i cili ka mposhtur bardhezinjtë për herën e tretë në finale dhe ka fituar trofeun e parë të sezonit me zikaltërit.
Kur dukej se ndeshja do të shkonte me penallti pas golave të Mek-Keni dhe Luataro Martinez në kohën e rregullt, një gol i Sançez në minutën e 120-të u ka dhuruar triumfin kampionëve të Italisë.
Ky është trofeu i gjashtë për Inter-in në Superkupën e Italisë.
Më shumë kanë fituar vetëm Juventus me 9 të tillë dhe Milan me 7.