English

“Vuçiç mund të shpallë ‘Botën Serbe’ më 5 maj”- Analisti: Si do ta ndalojë Perëndimi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Analisti Sadri Rambaja ishte i ftuar këtë të enjte në, Euronews Albania, ku foli në lidhje me situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Ramabaja u ndal te takimi i thirrur nga Vuçiç në Beograd më 5 maj, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të serbëve nga i gjjthë rajoni.

Analisti tha se presidenti serb mund ta përdorë këtë datë të shënuar në kalendarin ordodoks për të shpallur “Botën Serbe”.

Por ky plan i Serbisë sipas tij mund të ndalet me veprime konkrete nga Perëndimi, i cili në prill mund të shpall një rezolutë të veçantë në OKB, ku Serbia të shpallet shtet gjenocidal.

“Takimi i paralajmëruar më 4 dhe 5 maj, me përfaqësuesit e serbëve nga i gjithë rajoni, në një prej datave të theksuara të kalendarit ordodoks, është fjala për ditën e Shën Gjergjit që ata e festojnë në mënyrën më të veçantë, tregon se projeti për “Botën Serbe” po ecën drejt realizimit të saj. Mundet që këtë projekt në përmasat që do të dëmtonin Malin e Zi dhe Kosovën, të parandalohet me veprime diplomatike të matura por dhe me veprime në fushën e sigurisë. Nëse Serbia gjatë prillit do të shpallet me një rezolutë të veçantë nga OKB si shtet gjenocidal, atëherë ky projekt do të dëmtohej rëndë. Por megjithatë që lufta është thelluar në Ukrainë dhe lavjerrësi i fituesit po anon nga Rusia, e trimëron jashtëzakonisht shumë ekipin e drejtuesve të Serbisë që të mos humb asnjë kohë dhe të ecë drejt formimit të ‘Botës Serbe’”, tha Ramabaja.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×