English

Petkoviç: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, gjest armiqësor ndaj Serbisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte një “gjest armiqësor” karshi Serbisë, duke shtuar se Beogradi nuk do të ndalet së kundërshtuari këtë gjë “hapur, politikisht dhe në mënyrë procedurale”.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi sot, Petkoviç tha se “ka një dëshirë për nxitim” për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës, për shkak të, siç tha ai, “disa interesave gjeostrategjike që kanë pak të bëjnë qoftë me Beogradin apo Prishtinën”.

Ai shtoi se Serbia i bën thirrje partnerëve të saj në Këshillin e Evropës “të kenë parasysh se një rezultat i tillë do të ishte precedent që do të shkatërronte vetë parimet fondamentale të kësaj organizate” kur vendosin që të përfshijnë edhe Kosovën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×