English

Tensionet në Himarë, Lala: Pse loja po zhvillohet aty dhe pse u zgjodh Beleri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazetarja Klodjana Lala është shprehur se në Himarë ndodhen interesat okulte të shumë grupeve të politikës, biznesit dhe krimit, prandaj sipas saj, ‘lufta’ që po bëhet aty është kaq e rëndësishme.

- Advertisement -

Komentet Lala i bëri në Euronews Albania, ku tha se në Himarë ndodhet paraja, pasi aty pronat vlejnë miliona euro.

Ajo tha gjithashtu se Fredi Beleri për shkak të të shkuarës së tij, nuk duhet të ishte kandiduar fare në Bashkinë e Himarës.

Sipas Lalës, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ishin të interesuar që ky kaos në Himarë të ndodhte, prandaj edhe e kandiduan Belerin.

“Interesat okulte të shumë grupeve të politikës, biznesit, krimit. Është paraja në Himarë, është paraja në atë zonë. Prona aty vlen miliona. Aty investohet, është një pasuri e jashtëzakonshme. Iu interesojnë vetëm pronat e Himarës të gjitha palëve.

Beleri nuk duhet të ishte kandiduar në Bashkinë e Himarës. Kishte një lloj barre mbi supe, pasi dyshohej se mori pjesë në masakrën e Peshkpisë. Dosja u mbyll pa u hetuar e plotë nga Prokuroria. Kishte nxitur urrejtje dhe mendoj se nuk ishte njeriu i duhur për t’u kandiduar.

Mendoj se Berisha dhe Meta e kandiduan vetëm për të krijuar këtë që po ndodh tani. Mendoj se Berisha dhe Meta kishin interes që kjo situatë të shkonte në këtë pikë. Sa i përket betimit të tij, ligji duhet të jetë i qartë”, tha Lala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×