English

“Shtrati plot me të huaj”, komedia angleze e autorit Freeman merr jetë në teatër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Disa të panjohur, që ngatërrojnë identitetet dhe tradhëtojnë partnerët në një hotel, që përpiqet të qëndrojë me forcë në këmbë.

- Advertisement -

Kjo është komedia angleze “Një shtrat plot me të huaj”, që e nisi rrugëtimin e saj për herë të parë në Shqipëri nga teatri i Durrësit.

“Është një komedi angleze nga një autor shumë i njohur Dave Freeman përkthyer nga Kastriot Çipi”, tha regjisorja Adelina Muça.

“Ngjarjet vendosen në një hotel, i cili ka pritur dhe përcjellë karaktere nga më të ndryshmet. Vijnë çifte që ngatërrohen me njëra-tjetrën, njerëz që ndryshojnë identitetin e tyre”, tha më tej Muça.

“Ka qenë shumë kënaqësi, pavarësisht se shfaqja ka shumë detaje dhe ka qenë shumë e lodhshme. Ka qenë një proces goxha i gjatë, por kimia mes nesh do të reflektojë tek publiku”, tha aktorja Rudina Dembacaj.

Me një hotel dhe personazhe, që ndryshe shfaqen dhe ndryshe janë, komedia përcjell mesazhe të forta dhe vjen më aktuale se kurrë.

“Ai mesazh të cilin unë kam dashur ta përcjell është fakti që njerëzit ndonjëherë tregohen budallenj dhe lodhen duke u treguar ata që nuk janë në të vërtetë. Është më e thjeshtë që ne të tregohemi ata që jemi”, tha regjisorja Adelina Muça.

“Me këtë rast, meqë unë jam aktore e Durrësit dhe ne 2 muaj na ndajnë nga sezoni turistik, do të përfitoj nga rasti, meqë luaj personazhin e pronarit të hotelit, t’i bëj një thirrje pronarëve të hoteleve, që reklamojnë një hotel të shkëlqyer me kushte të përsosura dhe në fakt, njerëzit që vijnë gjejnë atë që s’kanë pritur”, tha aktorja Mimoza Marjanaku.

Jo vetëm aktrim, por dhe kërcime e këngë, aktorët sollën për publikun një shfaqje që i kishte të gjitha.

Pas Durrësit, “shtrati plot me të huaj” do të udhëtojë drejt kryeqytetit dhe pritshmëritë janë shumë të larta.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×