English

Qëllohet me breshëri plumbash ndaj avokatit në Memaliaj, shkak konflikti për prona

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në zonën e Memaliajt në jug të vendit. Burime bëjnë me dije se avokati Andrea Zotaj ka rënë pre e një atentati, ku ndaj automjetit të tij që po lëvizste së bashku me nipin është qëlluar me breshëri plumbash.

- Advertisement -

Si pasojë e të shtënëva nuk ka pasur persona të lënduar.

Ngjarja ka ndodh në fshatin AnëVjosë të njësisë admin Qesarat, Memaliaj.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se autori është vetëdorëzuar në polici.

Ai është shtetasi F.L 36 vjeç, një person me të cilin vëllai i avokatit ka pasur konfikte të vazhdueshme në lidhje me një pronë. Madje burime bëjnë me dije se tre ditë më parë dy palët janë përplasur fizikisht, ku janë përdorur sende të forta si leva hekuri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×