Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack Obama dhe Bill Clinton, dhe vlerësohet se ai mblodhi një rekord prej më shumë se 25 milionë dollarësh në këtë ngjarje.
Mbledhja e fondeve të së enjtes për fushatën e rizgjedhjes së Biden në Radio City Music Hall u organizua nga aktorja Mindy Kaling dhe paraqiti disa të ftuar dhe artistë muzikorë, raportoi CBS News.
Në tubim folën edhe lideri i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, lideri i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer dhe zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden.
Schumer vlerësoi rekordin e Biden dhe foli për potencialin e tij për t’u rizgjedhur si president i SHBA në zgjedhjet e nëntorit.
Biden përsëriti mbështetjen e tij për Izraelin dhe të drejtën e tij për vetëmbrojtje, por tha se kishte “shumë viktima të pafajshme” dhe nevojiten më shumë ndihmë për të arritur në Rripin e Gazës.
Presidenti aktual amerikan ka mbështetur gjithashtu një zgjidhje me dy shtete.
Deri më tani, Biden ka grumbulluar 155 milionë dollarë në fushatë dhe ish-presidenti i SHBA-së dhe me shumë gjasa kandidati republikan për president Donald Trump ka mbledhur 74 milionë dollarë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Obama-Klinton-Biden bëhen bashkë për të “rrëzuar” Trump
- Biden fal edhe 6 miliardë dollarë kredi studentore