English

Eksperti: 5000 euro për ushtarët që do sulmojnë Kosovën, ku po trajnohen serbët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku dha detaje nga parlajmërimi i Policisë së Kosovës për mundësinë e sulmeve të reja në Veri.

- Advertisement -

Elezi tha se Serbia ka ngritur dy baza për trajnimin e atyre që do të kryejnë sulme në Kosovë. Sipas tij këto baza janë rreth 20 km nga kufiri me Kosovën, dhe personat që po trajnohen janë kundrejt pagesave nga 1500 deri në 5 000 euro në muaj.

Ai shtoi se ky informacion është ndarë tashmë dhe me agjencitë e huaja, pasi Serbia po tenton të përsërisë një “Banjskë” të dytë.

“Në fakt ju kujtohet që ne kemi ndarë informacionet që janë dy baza të ndryshme, afër kufirit me Kosovën, diku rreth 20 km larg, ku ka informacione të besuara se qytetarë serbë janë rekrutuar dhe po trajnohen për të organizuar sulme në Kosovë. Madje trajnimet për sulme po i bëjnë kundrejt një pagese të mirë që është nga 1500 deri në 5000 euro që varet nga pozitat që ata kanë. Këto informacione tani i ka përpumuar dhe policia e Kosovës dhe Ii ka biseduar me shërbim sekrete në Kosovë dhe shërbimet sekrete partnere. Informacioni i Policisë së Kosovës ka bazë burimesh të mirëfillta dhe tregon për një përballje të llojit të Banjskës në veri”, tha Elezi.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×