English

Sarandë, lirohet ish-drejtori i ASHK, Gjykata vendos “detyrim paraqitje”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Sarandës ka liruar sot një tjetër të ndaluar në kuadër të operacionit të zhvilluar të mërkurën për ekzekutimin e 11 urdhër ndalimeve të lëshuara nga Prokurorja Silvana Belishta, lidhur me ndërtimin pa leje dhe më pas legalizimin e një hoteli 7 katësh në pronësi të ish-Drejtorit të ALUIZNI Sarandë, Mariel Murati.

- Advertisement -

Në seancën e zhvilluar në orën 10.00 të së martës, është paraqitur Andri Dhima, ish-Drejtor i ASHK Sarandë. Ai u vetëdorëzua të shtunën në një nga pikat e kalimit kufitar, pasi ishte shpallur në kërkim për “shpërdorim detyre” në kuadër të këtij operacioni. Prokurorja Silvana Belishta ka kërkuar “Arrest në shtëpi” për 36 vjecarin Dhima. Por gjyqtari Mikel Hysometaj ka vendosur në përfundim të seancës masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Dhimën. Ndaj këtij të fundit është aktive edhe një masë tjetër sigurimi “Garanci pasurore” për një dosje të vitit 2022.

Nga 9 të ndaluarit në kuadër të operacionit të 5 ditëve më parë, vetëm dy prej tyre janë lënë në masën “Arrest në shtëpi” ndërsa 7 të tjerë janë lënë në masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Gjyqtari Mikel Hysometaj nuk ka pranuar në total 5 masa sigurimi të kërkuar nga Prokuroria, duke i ndryshuar ato dhe liruar përfundimisht të dyshuarit.

Në kërkim për këtë dosje vazhdojnë të jenë Mariel Murati, ish-Drejtor i ALUIZNI Sarandë, i dyshuar për “falsifikim dokumentash” dhe “ndërtim i paligjshëm” dhe Kozeta Statha, ish-Drejtore e ASHK Sarandë, e dyshuar për “shpërdorim detyre”. Ndaj kësaj të fundit ka një tjetër masë sigurimi aktive “Arrest në burg” prej marsit 2022, për një dosje për të cilën tashmë kanë filluar edhe proceset gjyqësore.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×