English

Kemi alergji nga paratë? Mjekja: Ju shpjegoj pse ndodh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mjekja alergologe Alketa Ibranji tha në “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, se tashmë jemi në periudhën ku alergjitë shfaqen më së shumti, pasi tashmë ka filluar çelja e luleve nga të cilat shumë njerëz janë alergjikë.

- Advertisement -

Ajo foli gjithashtu edhe për alergjinë nga paratë, sipas saj mund të ndodh që pacientë që kanë alergji nga nikeli të zhvillojnë dermatit alergjik nga mbajtja e monedhave, kjo për arsye se ato kanë në përmbajtjen e tyre nikel.

“Pacientët të cilët janë alergjik nga nikeli është parë se zhvillojnë dermatit alergjik nga mbajtja e monedhave. Sepse mbajtja e monedhave të cilat kanë përmbajtje nikeli ose edhe bakër mund të krijojë alergji, mund të zhvillojë dermatit alergjik. Kurse letra është vështirë ta krijojë, pasi ne nuk rrimë gjithë ditëm me kartmonedhën në dorë”,-tha mjekja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×