Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka uruar sot kreun e shtetit rus, Vladimir Putin, për fitoren e tij në zgjedhje dhe rizgjedhjen në postin e Presidentit të Federatës Ruse, transmeton Anadolia.
Drejtoria e Komunikimit e Presidencës Turke njoftoi se Erdogan dhe Putin kanë biseduar në telefon dhe se Erdogan “shprehte besimin se marrëdhëniet turko-ruse do të vazhdojnë të zhvillohen në një drejtim pozitiv në periudhën e ardhshme”.
Erdogan shprehu gjithashtu gatishmërinë e tij të plotë që Turqia të marrë çdo lloj roli për të ndihmuar në kthimin në tryezën e bisedimeve për situatën në Ukrainë, sipas Anadolia.
LEXONI GJITHASHTU: