English

Vizita e zv.presidentes së Tajvanit në Çeki nxit zemërim në Kinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zëvendëspresidentja e zgjedhur e Tajvanit dhe ish-ambasadorja de facto në Uashington, Hsiao Bi-khim, po viziton Republikën Çeke pas një vizite që zhvilloi në Shtetet e Bashkuara. Kjo vizitë ka nxitur zemërim në Kinë.

- Advertisement -

Hsiao, që do të marrë postin së bashku me presidentin e zgjedhur Lai Ching-te në maj, nga Kina cilësohet “separatiste konservatore e pavarësisë së Tajvanit” dhe Pekini ka vendosur sanksione ndaj saj.

Kina pretendon se ishulli vetëqeverisës i Tajvanit është pjesë e territorit të saj, një qëndrim që Qeveria në Tajpej e refuzon fuqishëm.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Tajvanit, Jeff Liu, tha se Hsiao është ftuar në Republikën Çeke nga instituti Sinopsis ku dhe do të flasë. Ajo, sipas tij, do të takohet me “miqtë” në këtë shtet dhe do të këmbejnë qëndrime para inaugurimit të saj, shkruan REL.

Kryetari i Senatit çek, Milos Vystrcil, që kishte vizituar Tajvanin më 2020, publikoi të martën një fotografi në X – që më herët njihej si Twitter – të takimit të tij me Hsiaon.

Në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, tha se Qeveria çeke duhet të “kufizojë ashpër disa politikanë [çekë]” dhe “të ndërmarrë masa efektive për të shmangur ndikimet negative të këtij incidenti”.

Tajvani nuk ka raporte formale diplomatike me asnjë shtet evropian, përveç Vatikanit.

Por, shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore veçmas kanë shfaqur mbështetjen e tyre për Tajvanin – posaçërisht pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës – duke nxitur zemërim në Pekin për kontakte të tilla dhe duke zvogëluar izolimin diplomatik ndërkombëtar të Tajvanit.

Javën e kaluar, Kina shprehu zemërim lidhur me vizitën e Hsiaos në SHBA. Si Tajvani, ashtu edhe SHBA-ja thanë se kjo vizitë ishte private.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×