English

Agjenti imobiliar: Njoftimet për pronat e mira nuk ngjiten në shtylla, vetëm qiratë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Agjenti imobiliar, Orgest Beti, ka thënë se afishimet në Tiranë nëpër shtylla dhe mure janë kthyer në një problematikë shqetësuese, pasi sipas tij, i gjen gjithandej.

- Advertisement -

Komentet Beti i bëri në emisionin “Good Morning Albanias” në Euronews, ku tha se nëpër shtylla gjen afishime edhe për pronat, por kryesisht për ato qe jepen me qira.

Ai tha gjithashtu se një pronë në shitje që cilësohet e mirë nuk mund të afishohet në shtyllë, sepse kjo sipas tij tregon se ajo ka një problem dhe nuk është aq cilësore.

“Përgjithësisht në vendet perëndimore është e lokalizuar në vende të caktuara. Këtu e shikon sa futesh në Tiranë dhe gjithandej ke afishime. Kudo ke afishime të mëdha, ndërkohë që duhet të kontrollohen. Ka një taksë për këtë.

Unë e shikoj si një fenomen shqetësues. Pastaj ata që paguajnë taksa është tjetër gjë. Më ndodhi në Bruksel para jo shumë kohësh. Një zonjë me djalin e saj ishte duke ecur dhe ai fëmija i vogël i hidhte plehrat pas. Polici bashkë me policen e panë dhe pritën 1-2-3 plehra që të hidheshin dhe pastaj i tha asaj zonjës kthehu dhe mblidhi.

Më pëlqeu ky xhest për t’i dhënë mësim edhe të tjerëve. Një pronë mijëra euro nuk mund të afishohet në shtyllë. Një pronë e mirë kur del në shtyllë do të thotë që nuk është aq e mirë, ose ka një problem. Kryesisht afishohen vetëm qiratë”, tha Beti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×