English

Befason nutricionistja: Syfyri duhet të ketë më shumë bollëk sesa Iftari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nutricionistja Tea Brame është shprehur se gjatë agjërimit njerëzit ndahen në dy grupe, në ata që shtojnë peshë dhe në ata që humbin peshë.

- Advertisement -

Komentet Brame i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se Syfyri, i cili është edhe vakti i parë, pra mëngjesi, duhet të jetë i pasur me proteina dhe kalori.

Ajo tha gjithashtu se kjo bën që Syfyri të jetë edhe vakti më i rëndësishëm për besimtarët myslimanë.

“Në fakt fillohet edhe pse themi Iftari sepse e masim me darkën, fillohet nga Syfyri, sepse është mëngjesi, është vakti i parë. Përgjithësisht agjëruesit ndahen në dy grupe, ata që shtojnë peshë gjatë agjërimit dhe ata që humbin peshë gjatë agjërimit.

Sekreti qëndron në bollëkun e ushqimit. Syfyri duke qenë vakti i parë i ditës dhe është në mëngjes, duhet të jetë një vakt i cili përmban një sasi shumë të mirë të proteinës. Duhet të ketë bollëk në kalori, duhet të ketë proteinë dhe fibra”, tha Brame.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×