English

Transformimi i Sazanit/ Rama: Do shqyrtohet nëse aplikimi përputhet me objektivat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama foli për mediat pas mbledhjes së mbajtur në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politik të qarqeve.

- Advertisement -

Ai foli për objektivat e Partisë Socialiste ndërsa i pyetur nga gazetarët komentoi edhe investimet që pritentë vijnë në Shqipëri nga dhëndri i ish-presidentit të SHBA-së Donald Trump.

“Ne nuk zgjedhim persona. Në bazë të legjislacionit shqiptar ne i referohemi ofertave dhe propozimeve që na bëhen. Transformimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit Mesdhetar është një ambicie e përhershme.

Për hir të së vërtetës e kanë pasur edhe qeveritë dhe paraardhësit e mi. Nuk është bërë realitet. Më parë ka qenë e paimagjinueshme që të afroheshin investitorë të huaj, sot Shqipëria është bërë një vend gjithnjë e më i kërkuar nga turistët por edhe nga investitorët. Ne jemi të kënaqur që kemi një propozim.

Ai nuk është ende në procesin e domosdoshëm ku duhet të aplikojë disa shkallë. Është bërë një aplikim në agjencinë tonë të investimeve të huaja. Do e shqyrtojmë nëse projekti përputhet me vizionin tonë dhe me domosdoshmërinë e krijimit të një ekuilibri të domosdoshëm mes zhvillimit të mbrojtjes së natyrës duke e kthyer natyrën në asetin kryesor të atij zhvillimi atëherë do të ecim përpara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×