English

GJKKO vendosi ‘arrest me burg’, reagojnë 2 ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Redi Molla dhe Mariglen Qato kanë reaguar mbi akuzat e SPAK pasi GJKKO vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.

- Advertisement -

Ishte Molla ai që reagoi i pari, lidhur me pretendimet e SPAK se ai i ka dhënë tendera kompanisë “5D Konstruksion”, në të cilën sipas prokurorisë rezulton pronar.

Ai tha se është plotësisht i pafajshëm në raport me akuzat e SPAK dhe shtoi se nuk ka asnjë lidhje interesash me kompaninë në fjalë.

“Unë Redi Molla, jam Inxhinier Ndërtimi i diplomuar në Itali, me një karrierë të gjatë në Itali dhe në Shqipëri. Për 4 vjet kam drejtuar UKT me rezultate të shkëlqyera dhe gjatë gjithë kohës që kam qenë në detyrë kam respektuar ligjet e vendit, dhe kam dhënë maksimumin tim. Sot u vura ne dijeni për akuzat e ngritura ndaj meje nga SPAK – deklaroj me bindje te plotë që për këto akuza jam i pafajshëm, dhe nuk kam asnjë lidhje interesash me kompaninë në fjalë.

Ky sulm ka nisur ndaj meje prej me shume se një viti, i frymëzuar politikisht nga PD dhe PL, dhe më vjen keq që pjesë e këtij presioni  kanë rënë jo vetëm mediat, por dhe Prokuroria. Pres që drejtësia të veprojë shpejt dhe drejtë dhe pafajësia ime te vërtetohet nga gjykata. Do vazhdoj këtë beteje në çdo instancë i bindur tek pafajësia ime”, tha Molla në reagimin e tij.

Ndërkohë Mariglen Qato, ish-drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës i ka mohuar të akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij dhe shprehet se ka zbatuar vetëm ligjin gjatë ushtrimit të detyrës.

Reagimi erdhi përmes avokatit të tij, pas akuzave të SPAK për ‘korrupsion pasiv’ dhe ‘fshehje të pasurisë’.

“Unë Mariglen Qato jam i pafajshëm. Nuk kam asnjë lidhje me akuzat dhe nuk kam bërë asnjë veprim të kundraligjshëm. Në ushtrimin tim të detyrës, kam punuar me përkushtim dhe kam zbatuar ne mënyrë rigoroze ligjin.

Ndjehem i keqardhur që SPAK ka rene pre e presionit politike te Ilir Metës, dhe Kelliçit qe kane nisur këtë sulm politik ndaj meje prej muajsh, pa asnjë fakt real. Mbetem besim plote qe ky proces te mbaroje sa me shpejt, drejtësia te bej punën e saj dhe e vërteta e pafajësisë time te dale ne drite”, tha Qato në reagimin e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×