Ngacmimet online janë kthyer në një fenomen shqetësues për fëmijët dhe adoleshentet. Rastet e raportuara në platformën kombëtare I sigurt.al janë rritur në mënyrë të ndjeshme nga viti në vit.
“224 raportime në total që nëse e krahasojmë me vitin 2022 kemi një ‘bum’, pasi kemi mbi 160% më shumë raste të raportuar në lidhje me kohën e mëparshme. Kemi të bëjmë me plus 20 raportime në muaj që nuk janë pak dhe situata sa vjen dhe agravohet në këtë aspekt të sulmeve kibernetike”, thotë Borjana Dine.
Për herë të parë këtë vit, 63% e denoncimeve kanë ardhur nga vajzat, dhe bullizmi mbetet fenomeni më i përhapur.
“Në 2023 mbi 35% e rasteve ishin bullizëm online, kaluar në gjuhën e urrejtjes, kërcënimet apo shantazhet. Përbën risi, pasi në vitet e mëparshme ne kishim materialet e papërshtatshme në një përqindje shumë më të lartë, kjo ka kaluar në vend të 4”, shprehet Dine.
Por cilat janë platformat ku këto fenomene janë më të përhapurat.
Sa i takon shpërndarjes gjeografike, shumica e raportimeve vijnë nga Tirana, pasuar nga Kuçova si qyteti i dytë me numrin më të madh.
LEXONI GJITHASHTU: