English

Dinamo, 2 mungesa ndaj Skënderbeut, Mehmeti analizon përballjen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dinamo kërkon të lërë pas humbjen në derbin me Tiranën, ndërsa e pret një tjetër sfidë e vështirë, për llogari të javës së 29-të në Superligën Shqiptare.

- Advertisement -

Kryeqytetasit përballen me Skënderbeun që aktualisht gjendet mes 4 skuadrave më të mira të kampionatit.

Trajneri i Dinamo Cityt, Dritan Mehmeti kërkon kujdes nga të tijët.

“Mendoj se normalisht, referuar 3 ndeshjeve të fundit, ishin ndeshje të mira, por faktikisht duhet të jemi më të kujdesshëm sa i përket menaxhimit dhe ekuilibrave. Kur kërkon me ngulm fitoren duhet saktësi, në derbi skuadra reagoi duke barazuar. Duhet menaxhuar situata në lojë, u ndëshkuam në momentet tona më të mira. Kemi punuar fort për të ardhmen, një moment delikat i kampionatit. Të jemi konciz e racionale”, tha Mehmeti.

Forma e nëndetëses në 5 javët e fundit, tregoi mungesa qëndrushmërie, ndërsa shpërdoron shumë raste shënimi.

“Jo vetëm Dinamo, por cdo skuadër ka luhatje, ka momente të mira dhe negative pas luhatjeve, do flas për Dinamon. Sa i përket asaj që ju thatë, pot ë shikosh 3 ndeshjet e fundit, prodhuam shumë, shkelëm zonën e kundërsthartit, shumë raste, e nuk ke rezultate, të vjen Vllaznia të shënon, është cështje psikologjike, lojtarët kanë dëshirë por nuk janë të qetë, nxitimi sjell gabim. Jemi një skuadër në rrijte, në lojë, por dhe filozofi”, tha Mehmeti.

Në anën tjetër Skënderbeu ka vijuar përgatitjet në Durrës, nën drejtimin e trajnerit Ivan Gvozdenovic. Kujtojmë se në 3 ndeshjet direkte në kampionat, 2 fitore i takojnë dinamovitëve dhe 1 korçarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×