English

Ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikuara, merren të pandehur 10 persona

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur 10 persona me akuzën e ndërtimit të paligjshëm.

- Advertisement -

Këta persona sipas akuzës së kryeqytetin akuzohen se kanë ndërtuar me dokumente të falsifikuara 7 vila në zonën e Mulletit.

“Në funksion të hetimeve paraprake për sa është kallëzuar, nga ana e organit të prokurorisë janë kryer hetime intensive, si marrja në pyetje e personave, këqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerje e ekspertimeve teknike, dhe ne përfundim është arritur në konkluzionin, se bëhet fjalë për konsumim të elementeve të veprave penale, pasi në zonën e Mulletit, në ekonominë pyjore 1/a dhe 2/a, janë ndërtuar 7 objekte (vila), formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që ka rezultuar se dokumentacioni tekniko ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rreme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksion të Bashkisë Tiranë”, bën me dije Prokuroria.

Në këto kushte, nga ana e organit të prokurorisë është çmuar, se ka prova dhe dyshim të arsyeshëm për të proceduar me marrjen si të pandehur, për veprat penale shtetasit si më poshtë:

  1. A. P, arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
  2. K. B., arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
  3. M. T., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe  “Falsifikim i dokumenteve”.
  4. F.Z., i akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
  5. A.T., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
  6. M. D., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
  7. T. V., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
  8. D. D., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
  9. A. H., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumenteve” dhe
  10. G. M., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 dhe “Moskallëzim i krimit”.

Njëkohësisht, referuar parashikimeve të nenit 274 të Kodit Procedurës Penale, nga ana e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është kërkuar sekuestrimi i objekteve të paligjshme dhe me vendimin nr. 3625 datë 20.11.2023 Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka disponuar vendosjen e sekuestros preventive mbi objektet e ndërtuara.

Hetimet vijojnë në drejtim të veprimeve dhe mosveprimeve të enteve publike si dhe bashkëpunëtorëve të mundshëm për veprat penale të “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×