English

VIDEO| Reperi shqiptar goditet me grushte dhe karrige teksa ishte live në Tik Tok

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Reperi i njohur shqiptar në Greqi, Sin Boy është dhunuar brutalisht nga dy persona të maskuar në një sallon bukurie.

- Advertisement -

Sipas mediave të huaja, dhunimi i tij ka ndodhur teksa ai ka qenë live në rrjetin social TikTok.

Nga pamjet duket se dy persona të veshur me të zeza dhe të maskuar janë afruar dhe kanë goditur reperin me karrige, grushta e shkelma.

Pas sulmit, Sin Boy rrëzohet në tokë, ndërsa punëtorët e parukerisë i shkojnë në ndihmë duke nxjerrë jashtë sallonit dy personat që e dhunuan atë.

Në mënyrë që të mos zbulohej identiteti i tyre, sulmuesit ishin të pajisur me maska, kapuçë dhe doreza.

Por çuditërisht, menjëherë pas ngjarjes, Sin Boy është çuar në këmbë duke rregulluar flokët para pasqyrës, dhe mesa duket reperi është në një gjendje të mirë shëndetësore.

Ndonëse kjo ngjarje u bë virale, artisti akoma nuk ka bërë një reagim publik për të treguar se çfarë ka ndodhur.

Lidhur me këtë ngjarje janë ngritur edhe dyshime të shumta nga komentuesit, të cilët pretendojnë se ngjarja mund të ketë qenë e inskenuar për klikime dhe vëmendje.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×