English

Të rinjtë e libri, rritet numri i lexuesve në bibliotekën “Marin Barleti” në Shkodër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në ditët e sotme rrjetet sociale po zënë gjithnjë e më shumë kohë në ditën tonë dhe fatkeqësisht gjithnjë e më shumë duket se po thellohet hendeku mes të rinjve dhe librit.

- Advertisement -

Kjo sfidë ka përfshirë prej vitesh shoqërinë shqiptare ndërsa duket se pavarësisht përpjekjeve për të rikthyer sytë nga libri, rezultatet duken në pakta.

Pavarësisht kësaj, Euronews Albania ishte pranë bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër ku drejtuesja e këtij Institucioni konfirmoi se ka një shtim të abonimeve në këtë fillim viti edhe nga të rinjtë.

“Mundem me thanë dhe e them me shumë kënaqësi që në raport me vitin paraardhës, frekuentueshmëria është rrit dhe për tanë vitin 2023 mund të ketë kenë numri i personave të rregjistruar rreth 800 e sa , vetëm për periudhën 4 janar dhe 15 Mars , numri i personave ka qenë 610. I njëjti ndryshim duket edhe tek fondi i fëmijëve. Nëse gjatë gjithë vitit numri i të rregjistruar në ka qenë 500 e diçka, në periudhën 4 janar 15 Mars, ajo ka shku në 300 e sa”, tha Ledia Dushi – drejtuese e bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër.

Sfida për këtë institucion mbetet afrimi i të rinjve tek leximi.

“Grupmosha më problematike dhe grupmosha më e rëndësishme për bibliotekën në të njëjtën kohë janë të rinjtë. Në këtë kohë kur alternativat e argëtimit, alternativat me e kalu kohën për të rinjtë janë shumë më të larmishme dhe shumë më të drejtpërdrejta , libri ka kohë që ka hyrë në një sfidë të madhe dhe të hapur. Duke marrë parasysh gjithë këto sfida të kohës me librin, biblioteka ka ndërmarrë një seri sipërmarrjesh e kanë në fokus rininë dhe thelbi është me afru rininë tek libri”, tha Ledia Dushi – drejtuese e bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër.

Më të lexuarit vijojnë të jenë romanet dhe librat shkollorë për studentët ndërsa ka ende fanatikë të librit në moshë të thyer. Në një kohë kur sfida me librin duket e humbur, objektiv mbetet afrimi i sa më shumë të rinjve drejt leximit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×